Arben Ademi, artisti kreativ i qytetit të Mitrovicës

50553573_302509790407506_6845075660956762112_n

Ai është një personazh mjaft interesant ku së bashku me mikun e tij kanë krijuar Shoqatën Kulturo – Artistike me emrin AD LIBITUM ku qytetit të tyre Mitrovicës i kanë dhënë jetë. Ky është Arben Ademi ku ka disa vite që po i rikthen Mitrovicës mjaft gjallëri me festivale e aktivitete mjaft të bukura së bashku me Vejsel Abdurrahmani. Arbeni është mësues muzike në këtë qytet, pra një artist mjaft unik dhe kreativ që mendon që për komunitetin ku jeton të krijojë jetë artistike ashtu siç i ka hije Mitrovicës. Kujtojmë se ata organizuan një aktivitete të bukur nga fundi i vitit të kaluar me emrin “Festival Tradicional”, ku do të kthehet tashmë i përvitshëm, ku të ftuar janë ansamble të bukura shqiptare. Ndërsa ne ju dëshirojmë vetëm suksese dy organizatorëve dhe artistëve në aktivitetet dhe idetë e bukura që do na sjellin.