Ish-bashkëshortja Grace Hightower po ia vështirëson jetën Robert de Niros

Robert-De-Niro-dhe-Grace-Hightower-1

Robert de Niro është duke kaluar nëpër një proces të vështirë të shkurorëzimit, por e gjithë mund të kalonte nëpër qetësi nëse ish-bashkëshortja mos të vendoste të bënte publike ndarjen e tyre.

Aktori u martua në vitin 1997 me gruan e tij, ish-stjuardesën Grace Hightower. Djali i tyre, Eliot, lindi në vitin 1998 dhe çift shumë shpejt pas lindjes kërkoi të shkurorëzohet, por e cila gjë kurrë nuk u realizua deri në këtë vit.

Sipas portalit “Page Six”, gruaja ende e ligjshme e De Niros, 62-vjeçarja, me sa duket nuk pushon për të vënë presion mbi 75-vjeçarin.

Aktori njihet se është i tërhequr nga jeta publike dhe për këtë kishte kërkuar që i gjithë procesi të jetë tejet privat.

“Kjo mund të ishte zgjidhur në mënyrë private dhe prapa dyerve të mbyllura, por Grace dëshiron që ky rast të përhapet përmes mediave”, tha një burim i afërt me artistin.

Lexo po ashtu:

Nga ana tjetër, avokati i ish-stjuardesës Alan Mantel pretendon se De Niro është njeriu që inicioi gjyqin. Çifti i Hollivudit ka nënshkruar një kontratë paraprake, por avokati i këngëtares nuk ka dashur të flasë për detajet e kontratës.

Përveç ndarjen e pronës, çifti do të argumentojnë në gjykatë edhe për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre. Ndryshe, seanca e ardhshme është caktuar të enjten (7 shkurt), kur do të dihet për shumë detaje.