Behrami flet si kapiten: Udineses i duhen fitoret

GettyImages-1085603510-780x439

Kapiteni i Udineses, Valon Behrami, ka mbetur i mërzitur me barazimin ndaj Fiorentinës.

Sipas mesfushorit shqiptar, skuadra e tij e meritoi fitoren në atë takim.

“E kemi merituar kundër Fiorentinës, pasi luajtëm shumë më të mirë dhe besoj në atë ndeshje i humbëm dy pikë”.

“Unë pres që t’i kthehemi fitores, pasi po kalojmë në një periudhë të vështirë”.

Udinese nuk ka fituar ende në vitin e ri dhe Behrami pret që t’i gëzojnë ata.

“Ka kohë që nuk kemi fituar dhe pres që t’i gëzojmë tifozët tanë në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Behrami.

Udinese i shkon Torinos në fundjavë, ndërsa aktualisht ka 19 pikë dhe mban pozitën e 16-të.