Boateng zbulon shumë gjëra: Loja me Messin, fëmijëria me para, Anglia, lindja e fëmijës së parë dhe racizmi

GettyImages-1097814338-780x439

Barcelona po punon për ndeshjen me Real Madridi, ndërsa Kevin-Prince Boateng, sot ka deklaruar se është i impresionuar duke e parë nga afër shokun e ri të skuadrës Lionel Messin.

Ganazi erdhi te Barcelona si befasia ma e madhe e këtij afati kalimtar duke ardhur nga Sassuolo.

“Unë mund t’ju them sinqerisht se të luash kundër Messit është shumë e vështirë”.

“Por duke e parë atë në fushë është magjike. Ai mund të bëjë gjithçka vetë, është e pabesueshme”.

“Duke luajtur për këtë skuadër është gjëja më emocionuese që mund të të ndodhë, madje edhe në moshën time, edhe pse jam pak i vjetër, është një ëndërr që luaj këtu”.

Ish-futbollisti i Milanit gjithashtu e pranoi se nuk e ka marr karrierën e tij aq seriozisht në fillim, por tani është plotësisht i fokusuar, prej se i ka lindur djali.

“Kur isha i ri, isha i çmendur. Kur isha 18 vjeç, mendova se isha bosi i lagjes sime, sepse kisha para”.

“Pas lindjes së fëmijës u bëra më i pjekur dhe pa atë, unë nuk do të kisha luajtur për ekipet si Milan apo Barcelona”.

“Tani peshoj 83 kg, por ka qenë një pikë kur unë kam qenë 95. Në Londër, isha 20 vjeç, shkoja në darka dhe ushqehesha”.

“Kur je i ri, edhe nëse nuk luan, nuk të intereson aq sepse ke të holla dhe miqtë e tu të thonë se je fenomen”, deklaroi Boateng i cili vazhdon ta luftojë racizmin në botë si futbollist.

“Unë jam shumë i qartë për këtë. Nëse ndodh me mua, do të largohem nga fusha dhe do të shkoj në shtëpi dhe do t’i kërkoj klubit tim të më përkrah për këtë”.

“Është një problem i klubeve dhe ligave, por edhe i shoqërisë”, ka thënë Boateng.