Costa në listën e të lënduarve të Juventusit

DouglasCostaaksident-780x439

Douglas Costa është përfshirë në listën e të lënduarve të Juventusit, pasi klubi ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim muskulor.

Corriere dello Sport ka raportuar se braziliani ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë barazimit kundër Parmas. Ndërsa Bianconerët kanë dalë me një njoftim duke bërë të ditur se gjendja e brazilianit do të monitorohet në baza ditore.

Ky lajm vjen pas përfshirjes së 28-vjeçarit në një aksident komunikacioni ditën e hënë, ku shpëtoi pa lëndime. Nga ana tjetër, lajm i mirë për Juven ka qenë Federico Bernardeschi, i cili është stërvitur normalisht duke tejkaluar një lëndim në brinjë.

Një lëndim e ka pësuar edhe Leonardo Spinazzola, i cili u dëmtua në nyjën e këmbës së majtë, ndërsa ka bërë stërvitje më të lehtë. Këtë sezon, Costa ka luajtur në 17 ndeshje për Zonjën e vjetër, 10 prej të cilave i ka nisur nga banka rezervë, ndërsa ka shënuar vetëm një gol.