Coutinho dhe Insigne zëvendësuesit e Hazard te Chelsea

Eden+Hazard+Chelsea+v+Arsenal+Premier+League+xkhfJ1XHAKHl

Duket se Eden Hazard gjatë verës do të kalojë te Real Madridi pasi Los Blancos e dëshirojnë me çdo kusht yllin belg.

Chelsea tashmë ka filluar të mendojë për lojtarët që mund ta zëvendësojnë 28-vjeçarin në Stamford Bridge.

Sipas London Evening Standard, trajneri Maurizio Sarri e ka kërkuar Lorenzo Insignen në rast të largimit të Hazardit.

Por, opsioni tjetër i mundshëm sipas Telegraph është edhe Philippe Coutinho, i cili nuk po kalon në një periudhë jo të mirë te Barça.

I fundit, më pak i mundshmi është vëllai i tij, Thorgan Hazard , i cili aktualisht është Borussia Monchengladbach.

Hazard së fundmi është përfshirë në një debat me trajnerin Sarri dhe kjo i ka shtyrë të gjithë të mendojnë se lojtari dëshiron largimin.

Këtë sezon 28-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 10 asistime.