Mazda prezanton një model misterioz në panairin e Gjenevës (Foto)

Mazda

Ka mundësi që i përket gjeneratave të vjetra, e të mos jetë ndonjë model i ri

Derisa shumë prodhues si Ford, Jaguar Land Rover dhe Hyndai kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë edicion të Geneva Motor Show, Mazda ka konfirmuar pjesëmarrjen me kapacitet të plotë, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi japonez, ka bërë të ditur se do ta sjellë një SUV në këtë panair të Gjenevës që fillon gjatë muajit që vjen, me një SUV të cilit nuk ia ka treguar emrin. Imazhi i shpërndarë, e ka bërë këtë model edhe më misterioz, pasi i shihen vetëm dritat që ngjajnë me CX-7.

Megjithëse mendohej se mund të jetë ndonjë makinë e gjeneratave të vjetra, formati i ngjashëm me këtë Mazda që është larguar nga funksioni më 2012, ka bërë të mendohet se mund të mos jetë ndonjë model i ri.

“Do të ketë gjuhën e re dizajnuese Kodo, teksa përfshin gjeneratën e re të arkitekturës SkyActiv” është e tëra që ka njoftuar prodhuesi.