Njihuni me 5 shqiptarët finalistë në ‘Miss & Mister Suisse Francophone 2019’

missmister

Si racë e bukur që jemi ne pushtojmë gjithë botën, madje edhe eventet e bukurisë që mbahen në shumë vende të botës përfshirë këtu edhe shtetin helen ku në eventin e bukurisë ‘Miss & Mister Suisse Francophone’ në një garë shumë të ashpër bukurie në finale në mesin e 50 kandidatëve pesë prej tyre janë shqiptarë. Finalja e madhe mbahet më 1 qershor të këtij viti në Casino Bar në Montreux të Zvicrës. Si menaxher për pjesmarësit shqiptarë në këtë event është Meti Berbatovci i cili poashtu është edhe në stafin kryesorë të këtij eventi të bukurisë që bën organizimin e spektaklit, ndërkohë që në vazhdim ju njoftojmë me pesë finalistët shqiptarë mes tyre tre meshkuj e dy femra.

Fisnik Drenica (25 vjeç) operator në maqina

Melisa Dakaj (18 vjeç) nga Prizreni – studente në biznes

Feride Mehmeti (21 vjeç) nga Ferizaj – asistente stomatologe

Fidan Prekazi (21 vjeç) nga Mitrovica – student

Kenan Murseli (24 vjeç) nga Ferizaj – student