Gjoka: Të vazhdojë tradita e mbledhjes së fondeve për studentët

52333384_256693758578840_5533340662474211328_n

Shoqata atdhetare ‘Malësia e Madhe’ organizoi kështu darkën tradicionale në Michigan të SHBA-ve ku edhe si lajmëruam ditë më parë është bërë mbledhja e fondeve financiare për bursa për studentët shqiptarë.

Kjo tashmë është bërë praktikë vite me rradhë ndërkohë që e bën të ditur ekskluzivisht kryetari i shoqatës, z. Ruzhdi Gjoka.

I kontaktuar nga Infoalb, z. Gjoka tha se tradita e bërë në këto organizime dëshiron të vetëdijësojë shqiptarë kudo që jetojnë që të organizojnë evente të tilla pasiqë janë studentët si ardhmëria e vendit që kanë nevojë shumë të madhe për ndihmë, andaj dhe duhet të organizohen sa më shumë tribuna dhe evente të tilla.