Vezë Sharri, Lecker me logo të veçantë, me standardet evropiane!

arbenvezesharri

Fshati Trebosh i rrethinës së Tetovës është vendi ku reth 20 vite, prej reparteve prodhuese të Vezë Sharrit prodhohen vezë të freskëta pule. Firma është themeluar me partneritet gjerman, gjë që nënkupton implementimin e standardeve evropiane. Zogjtë janë njëditorë dhe importohen nga vendet e Bashkimit Evropian. Rritja dhe zhvillimi i tyre prej zogjve në pulastrenë tërësisht është e digjitalizuar dhe e automatizuar, me qëllim të sigurimit të kushteve optimale.

Pulat mbikëqyren dhe kontrollohen tërësisht gjatë procesit të rritjes dhe të bërjes së vezëve. Të ushqyerit e tyre është i automatizuar dhe i dozuar, në harmoni me nevojat e rritjes cilësore, që është në përputhje me sistemin HACCP për ushqim të shëndetshëm. Për këtë arsye, Vezë Sharri si kompani ju garanton vezë të cilësisë së lartë, të mbrojtura me logo të veçantë, në përputhje me standardet evropiane më të larta ISO 22000:2005 dhe HALAL.
Prej 120.000 pulave për prodhimin e vezëve dhe  60.000 zogjve, Vezë Sharri prodhon mbi 100.000 vezë në ditë. 80% e prodhimit është i destinuar për tregun e vendit, ndërsa 20% eksportohet në tregjet e rajonit.

Pulat që bëjnë vezë janë të vendosura në sallë tërësisht të automatizuar në 10 nivele. Tri herë në ditë ushqehen në mënyrë të automatizuar me ushqim të cilësisë së lartë, të përfituar sipas recetave gjermane dhe ujit të pastër të Malit Sharr. Po ashtu, në mënyrë të automatizuar pastrohet dhe thahet hapësira e tyre dhe transportohen hedhurinat. Nga pikëpamja sanitare, në nivel vjetor, bëhen 12 analiza të gjakut të pulave që bëjnë vezë.

Vezë Sharri i ofron këto kategori të vezëve: M (53-63g) ; L (63-73g) XL (+73)

Secila vezë shënohet me lazer, duke vënë logon, klasin dhe datën e prodhimit dhe ambalazhohet në mënyrë automatike në ambalazh nga prodhues të njohur botëror (Hartmann).