Ministri Arbër Ademi jep vendim: Profesoresha Arjeta Veliu të kthehet në vendin e punës!

ARBER

Rasti i largimit nga puna të Arjeta Veliu bëri bujë në media, sipas informatave jozyrtare Ramie Kurtishi, brenda javës ka pasur dy takime me Ministrin e Arsimit Arbër Ademi, nga i cili është urdhëruar që të respektojë vendimin e Gjykatës Supreme dhe ta kthejë Arjetën në punë. Në të kundërtën, përmes një dokumenti Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ia ka bërë me dije drejtoreshës se sipas Kodin Penal për çdo mos respektim të vendimit gjyqësor mund të dënohet edhe me masa më të repta.