Reisul Ulema në 11-vjetorin e pavarësis së Kosovës

51706780_2327845324161688_6520848936264007680_n

Më 12 shkurt, 2019, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup organizoi një pritje në hotel “Aleksandar Palace” me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në pritje, organizuar nga Ambasadori Gjergj Dedaj dhe Zonja Lushe Dedaj, ishin përfaqësuesit e korit diplomatik në Shkup dhe të ftuar të tjerë. Në mesin e mysafirëve ishte edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Çlirimi i Kosovës ka qenë aspirata kryesore e shumë veprimtarëve të fesë islame andej dhe këndej kufirit, kështu që solemniteti u shoqërua me takime tejet të ngrohta, vëllazërore, të veprimtarëve të ndryshëm, kontribues për këtë ditë madhe.