Vendoset flamuri i NATO-s para Qeverisë, Zaev: Jemi në rrugën e progresit dhe zhvillimit

za

Para godinës së Qeverisë së Maqedonisë u mbajt ceremonia solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s.

Me rastin e kësaj ngjarje kryeministri Zoran Zaev tha: “Sot po e vendosim flamurin e NATO-s, i cili bashkë me atë evropian dhe flamurin tonë përcakton ardhmërinë. Ky nuk është vetëm simbol, por realitet. Kjo është një faqe e re e historisë sonë”.

Zaev tha se sot me siguri të madhe themi se atdheu është në rrugën e vërtetë drejt progresit dhe zhvillimit të pa ndërprerë.