’24 orë nën lëkurën e dikujt tjetër’, reperi Fero zgjedh Halil Kastratin (Video)

fero

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero i cili së fundmi ka lansuar projektin e tij të titulluar ‘Alles Baba’, në një intervistë për emisionin ‘Te Shoqja’, ka folur rreth jetës së tij personale, duke zbuluar gjëra të pathëna deri më tani nga ai.

Ndër të tjerash, i pyetur se nëse do ta kishte mundësinë që brenda 24 orëve të ishte në lëkurën e dikujt tjetër, kë do ta zgjidhte, Fero ka zgjedhur humanistin Halil Kastrati.

“Nëse do ta kisha mundësinë që për 24 orë të isha në lëkurën e dikujt tjetër, do të zgjidhja Halil Kastratin. Është një njeri që e meriton populli jonë dhe ka bërë shumë të mira për njerëzit, andaj e di që do të ndihesha mirë në lëkurën e tij”, ka thënë Fero, përcjell Ballkani.info.

Tutje, Fero ka folur edhe për heroin e kombit Agim Ramadani, presidentin Thaçi, menaxhmentin e tij dhe të dashurën e tij të cilën e konsideronte ‘shoqe’.

Për më shumë, ndiqeni intervistën e reperit në emisionin ‘Te Shoqja’, prodhim i Ballkani.info: