Debat publik për prezantimin e procesit të përgatitjes së Programit planor për përpunimin e PGjU të qytetit të Tetovës

komuna_e_tetoves_do_t_i_pastro-696x391

FTESË

Për pjesëmarrje në debatin publik për prezantimin e procesit të përgatitjes së Programit planor për përpunimin e Planit Gjeneral Urbanistik të qytetit të Tetovës për periudhën 2019-2029

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë t’u ftojmë të merrni pjesë në debatin publik për prezantimin e procesit të përgatitjes së Programit planor për përpunimin e Planit Gjeneral Urbanistik të qytetit të Tetovës për periudhën 2019-2029, që do të mbahet më 14 shkurt 2019 me fillim në ora 14, në hotelin “Merkur” në Tetovë.

Debati publik organizohet nga Komuna e Tetovës me përkrahje të projektit „Përmirësimi i qëndrueshmërisë ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut“ i financuar nga Agjencia për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariatit Zviceran për çështje ekonomike (SECO), e që realizohet nga Programi për zhvillim i Kombeve të bashkuara (UNDP).

Qëllimi i debatit publik është që nëpërmjet konsultimit të qytetarëve dhe të palëve tjera të që kanë rëndësi për qytetin, të përfshihen me ide, propozime dhe mendime që do të kontribuojnë për një zhvillim më të mirë të përgjithshëm të qytetit. Në këtë debat publik, ekspertët e angazhuar për përkrahjen e procesit të përgatitjes së Programit planor do të prezantojnë procesin dhe sfidat gjatë përgatitjes së Programit planor për përpunimin e Planit Gjeneral Urbanistik të Tetovës për periudhën 2019-2029.

Do jemi mirënjohës nëse në kohë konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj tek Bushra Zejneli në këtë adresë elektronike zejnelibushra@gmail.com ose në numrin e telefonit 076497854.

Jemi të gatshëm t’u ofrojmë çdo informatë plotësuese lidhur me këtë aktivitet komunal.

Agjenda

 

Me respekt,

Komuna e Tetovës

http://tetova.gov.mk/getart.aspx?aid=2467&lan=1&fbclid=IwAR1CzKt4B1MDw6n9cWDDgNoCphsnvnR3qVwrd_mwTeOuFFT5NN_cNuxCZGY