Detaje nga vrasja që tronditi Sarajavën

vrasje

Një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore është vrarë në kryeqytetin boshnjak Sarajavë. Ai u ekzekutua nga forcat e shumta të policisë. Viktima kishte një histori krimi të tmerrshëm.

Ai ka qenë në burg dhe është arratisur prej andej. Edin Gaciç ka qenë disa kohë në qeli për shkak të akuzave për vrasje ndaj nënës dhe një burri,fillimisht. Një polic u plagos lehtë në shkëmbim zjarri, tha shefi i policisë së Sarajevës Mevludin Haliloviç. “Ne rrethuam dhe siguruam zonën më të gjerë dhe vendndodhjen në mënyrë që të mos kishte mundësi për të dalë jashtë”, shpjegoi Haliloviç. Ai tha se Gacic nuk pranoi të dorëzohej në polici dhe ekzistonte mundësia që të kryente të tjera krime.

Gacic dyshohet për vrasjen e një pronari dyqanesh ushqimore dhe oficerit të policisë javën e kaluar. Hetuesit nuk kanë gjetur një motiv të qartë. Vrasjet kishin shkaktuar panik në Bosnje. 42-vjeçari ka vuajtur dy dënime me burg për vrasje, por u lirua në vitin 2017, pasi shërbeu dy të tretat e burgimit 20-vjeçar. Viktimat e tij ishin nëna e tij dhe një burrë që shërbeu me një batalion të vullnetarëve myslimanë gjatë luftës së Bosnjës 1992-95.

Policia kishte ofruar 25,000 euro (28,000 dollarë) për informacion mbi vendndodhjen e Gaçicit. Mediat e huaja e kanë transmetuar ngjarjen. Gaçic njihej si person problematik, i dyshuar i lidhur me bandat në Bosnjë dhe më gjerë dhe elementë të theksuar të krimit.