Lladrovci: U rikonfirmua se komuna e Drenasit, është në vend të parë për transparencë, sipas KDI-së

lladrovciii_1550051927-3011933

Sot, edhe një herë u rikonfirmua se komuna e Drenasit, është në vend të parë për transparencë, në nivel të vendit, sipas KDI-së.

Falënderoj anëtarët e KDI-së, Ambasadorin e britanik Ruairi O’conell për përkrahjen e këtij projekti që Komunat të rrisin transparencën e llogaridhënien, OJQ-të tjera, monitoruesit e komunës tonë dhe mediat për kontributin e përbashkët që transparenca të jetë obligim dhe detyrë jona ditore e zbatuar me sukses.

Kështu, u jetësuan zotimet tona për transparencë, llogaridhënie dhe zbatim të ligjit. Po ashtu, falënderoj stafin e komunës, nga drejtorët e drejtorive, Zyrën e Informimit dhe çdo zyrtarë të komunës për këtë sukses. Faleminderit, vazhdoni të monitoroni dhe uroj për bashkëpunim të mëtejmë!

https://www.facebook.com/ramizlladrovci/photos/a.1820224444916329/2312881065650662/?type=3&theater