Naim Abazi: Kemi qenë në konak te hoxha për t’u falënderuar për veprën humane

naimabazi

Pas shkrimeve tendencioze në disa profile fiktiv në rrjetet sociale, ku disa medie kanë bërë edhe lajm, për gjoja të një feste për ditëlindjen e kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepit, ku ka kënduar Naim Abazi dhe Mirija, këta të fundit janë paraqitur me reagim në rrjetin social facebook, për të gënjeshtruar këto lajme tendencioze dhe të rrejshme. Naim Abazi, shkruan se kreu I BFI-së bashkë me familjen e vetë në Kosovë është angazhuar dhe ka kontribuar për shërimin e një djali nga Kosova, dhe ne e kemi vizituar dhe e faleminderuar kreun e BFI-së.

Ja reagimi I plotë I Naim Abazit në facebook:

Hoxha i nderuar bashk me familjen e tij ka financuar dhe ka sheruar nje djale nga nje smundje e rende , dhe neve e kemi nderuar dhe respektuar pa asnje kompenzim per ta falenderuar dhe njekohsisht kemi participuar ne sherimin e ketij djaloshi ! Ndersa Naimi dhe Mihrija me paratë e veta kan ndertuar nja dy shtepi per skamnoret dhe shume te tjera si organizatore nga ndihma e te tjereve. Bejeni lajm, por jo reklame se nuk reklamohen keto gjera.