Nevzat Bejta: Tragjedia që ndodhi na ka tronditur të gjithëve

bejta

Nënkryetari i BDI-së dhe njëherit kryetari i kësaj partie në Degën e Gostivarit, ka ngushëlluar familjarët e viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi sot pasdite në autostradën Shkup – Tetovë.

“Gostivari sonte është në dhimbje dhe pikëllim të thellë. Tragjedia që ndodhi na ka tronditur të gjithëve. Familjarëve të të ndjervë u shpreh ngushëllimet më të përzemërta, kurse të lënduarve u dëshiroj shërim sa më të shpejt dhe kthim në familjet e tyre. Sonte të gjithë të lutemi për shpirtërat e të ndjerëve dhe të lënduarit e ngjarjes tragjike. Familjarëve Zoti ua falt durimin”, shkruan në Facebook, Nevzat Bejta.