Ramiz Lladrovci, kryetari më transparent në Kosovë

lladrovciii_1550051927-3011933

Komuna e Drenasit për vitin 2018 ka marrë epitetin si komuna më transparente në Kosovë. Ky vlerësim iu dha nga një hulumtim njëvjeçar i realizuar nga KDI [Instituti Demokratik i Kosovës] në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë.

Drenasi prej 118 pikëve sa është maksimumi ka marrë gjithsej 97 pikë apo 97 %. Ndërkaq si komuna më pak transparente në këtë hulumtim doli komuna e Mamushës me vetëm 32 pikë nga 118 sa ka qenë maksimumi i vlerësimit me pikë.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se puna në 11 komuna ka qenë sfidë në vete. Prej këtij hulumtimi tha se mungesa e transparencës nga disa prej komunave vë në pah që një gjë e tillë ekziston edhe në nivelin qendror.

Ndërkaq shtoi se prej 150 takime me qytetarë kanë qenë shumë të frytshme në përfshirjen e qytetarëve të këtyre komunave që ishin pjesë e hulumtimit për t’u dhënë mundësinë këtyre të fundit në vendimmarrje në qytetet në të cilat jetojnë.

Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se ky projekt ka për qëllim që qytetarët të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga udhëheqësit e tyre.

Ky kërkoi që kosovarët të jenë më kërkues ndaj politikanëve ndaj atyre që i udhëheqin dhe të shohin se këta të fundit po i mbajnë premtimet e saj po i realizojnë ato që i premtuar në kohë fushate.