Shala: Institucionet tona do të duhej të tregojnë vigjilencë të shtuar kundër kësaj dukurie

lahi

Gjenerali Lahi Brahimaj ftohet nga Gjykata Speciale edhe pse ka kaluar nëpër një proces të vështirë dhe të gjatë në Tribunalin e Hagës para disa viteve. Por pastërtia e luftës së UÇK-së dhe pafajësia e tij, u vërtetua dy herë nga tribunali i cili ishte themeluar për të gjykuar çdo akuzë që kishte të bënte me luftën në ish-Jugosllavi.

Parimi i cili ndalon gjykimin e përsëritur për akuza të njëjta është ndër parimet më të vjetra dhe më të njohura të drejtësisë. Me Aktgjykim lirues, ka përfunduar procesi në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës i themeluar nga vet institucionet ndërkombëtare. Prandaj ftesa e dërguar për gjeneralin, është në kundërshtim me postulatet themelore të drejtësisë.

Institucionet tona do të duhej të tregojnë vigjilencë të shtuar kundër kësaj dukurie e cila shkakton pasiguri juridike dhe vë në pikëpyetje besueshmërinë e qytetarëve karshi Gjykatës Speciale. Qytetarët e Kosovës për vite me radhë janë dëshpëruar nga misione dhe gjykata ndërkombëtare të themeluara nga OKB dhe Bashkimi Evropian, sepse përpos që ato nuk sollën drejtësi, përfunduan në skandale të njohura për korrupsion.
Me Respekt
Granit shala