Telegram ngushllimi për tragjedinë me autobusin e “Durmo Tursit”

sula

Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi dhe tërë Bashkësia Fetare Islame janë të shqetësuar nga tragjedia e ndodhur sot, 13 shkurt 2019, me autobusin e pasdites në relacionin Shkup-Tetovë-Gostivar të kompanisë së udhëtimeve “Durmo Turs”. Thuhet në Kuran, kaptina En-Nahl, ajeti 53: “Çdo mirësi që keni, është nga Allahu. E, nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, prapë nuk keni kujt t’i kërkoni ndihmë përveç Tij.” Në këtë kuadër, edhe ne lutemi për shpirtin e atyre që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi të tmerrshme, duke dashur që Allahu (xh. sh.) t’i shpërblejë me Xhennet, ndërsa atyre që janë shtrirë nëpër spitale u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë. Institucioni i Reisul Ulemasë dhe i BFI-së, po ashtu, luten për sabër, për durim, në këto momente mjaft të rënda. El fatiha