Shala: Presioni për taksën, shenjë e nënshtrimit symbyllur ndaj presionit ndërkombëtar

52341889_423356115068372_1560259067702673408_n

Kërkesa për heqjen e tarifës doganore ndaj Serbisë nga ana e dy partive që për vite me radhë kanë qeverisur me Kosovën nuk është pasqyrim i vullnetit të tyre, por shenjë e nënshtrimit symbyllur ndaj presionit ndërkombëtar.

Jam i bindur se deklaratat e tyre, përfshirë presidentin dhe kryeparlamentarin, “të koordinuara” me faktorin ndërkombëtar në fakt janë koordinim paraprak dhe i fshehtë se çfarë duhet t’i servohet publikut (ngjashëm sikurse vënia e asociacionit dhe demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave – me kërkesë të qeverisë së atëhershme të Kosovës).

Pyes këta politikanë që nuk po i shërbejnë askujt tjetër, përpos interesit personal, se cili është motivi që fshihet prapa këtyre veprimeve të tyre? Pse vazhdoni aktivitetin tuaj politik, kur nuk mbroni asgjë tjetër, përpos vetës tuaj?

Si duket nuk janë mësuar me ndenjën e të qenit shtet i pavarur dhe sovran. Shtet që vendos duke u bazuar në interesin shtetëror dhe nuk i nënshtrohet asnjë presioni apo trysnie jo-objektive dhe të paarsyeshme e cila dëmton qenësinë, ekzistencën dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës.

E kam thënë që një kohë të gjatë, PDK dhe LDK jo vetëm që nuk meritojnë të jenë në pozitë apo opozitë. Këto nuk meritojnë të përfaqësohen në asnjë institucion shtetëror.
Me Respekt
Granit Shala