XHEMALI DAUTI, një histori suksesi e frymëzimi duke punësuar 800 puntorë, lideri i biznesit në Maqedoni

xhemali-dauti-660x330

Të gjithë shqiptarët në Maqedoni nuk meren me politikë, por ka edhe shumë të tjerë të cilët i kanë përvjelur krahët dhe meren me biznesë të ndryshme. Storja e biznismenit shqiptar nga Bojana e Shkupit,Xhemali Dauti lë pa frymë të gjithë ata skeptik, se me punë mund të arrish kulmin e suksesit.

Dauti bisnesin e tij të vogël e filloi mes viteve 1990 në një kohë kur shteti i Jugosllavisë ishte në shkatërrim e sipër. Por me një vendosshmëri të madhe dhe vision nga një firmë e vogël DAUTI-KOMERC, pas disa vitesh punë arriti të bëhet në një nga firmat më të popullarizuara në Ballkan që të angazhoj afro 800 punëtor shkruan portali, AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup.

Vetëm në Maqedoni janë të angazhuar afro 500 punëtor të profileve të ndryshme. Kompania Dauti veprimtarin e vet e ushtron në Maqedoni, Kosovë, Malë të Zi dhe Shqipëri. Në këto 3 shtete ka të punësuar 350 të punësuar ku ka menaxhment të shkëlqyeshëm.
DAUTI-KOMERC ka hapur qendrën më të madhe në Saraj të Shkupit, ndërsa biznesin e ka shtrirë me sukses të madh edhe Kosovë dhe Malin të Zi.

Mirërpo në Saraj ka të punësuar qindra persona të cilët cdo ditë e kanë për obligim të shpërndajn produktet ushqimore në të gjithë Maqedoninë. Kur flitet për Kompleksin Dauti-Komerc në Saraj thuhet se është Qendër e madhe regjionale biznesore për distribuim. Kjo Qendër biznesi është e specializuar për import dhe distribuim të konsumit të gjërë sidomos për produktet ushqimore. Qendra regjionale në Saraj është e ndërtuar me të gjitha standardet bashkëkohore dhe ka për qëllim rregullimin e tregut dhe furnizimin me produktet për konsum të gjërë.

DAUTI KOMERC Kompleksi në Saraj është bërë me dimenzione regjionale dhe padyshim se bëhen eskportet, reeksportet nga e gjithë bota. Dauti ka edhe 5 pika tjera të shitjesë nëpër Maqedoni edhe atë Shkup, Tetovë dhe Strugë. Në Saraj është pozcionuar edhe kompani si motër “DAUTI-TRANSPORT SHPED.

Biznismeni, Xhemali Dauti vjen nga vendbanimi Bojanë i Shkupit, një intelektual i rrallë që biznesin e ka art, flet me shumë modesti për firmën e tij gjigante e cila sot është tepër e respektuar ndër shqiptarët në Maqedoni dhe në vendet tjera.

Ai përmes Fondacionit të dikushëm Dauti, tani Albiz, ndihmon pandërprerë kulturën, artin, arsimin dhe nxënsit dhe studentët shqiptar.