Fillon takimi Zaev-Kasami

zaevkasami

Ka filluar takimi  në Klubin e deputetëve në Kuvend mes kryeministri dhe kreu të LSDM-së  Zoran Zaev  dhe kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilal Kasami. Në takim do të bisedohet mbi mundësinë e gjetjes së një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Zaev dje duheshte të takohet me kreu e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i cili anuloi takimin me kryeministrin i revoltuar pas marrjes së kompetencave të kreut të Gostivarit Arben Taravari në fushën e arsimit.

Kryeministri para disa ditëve gjithashtu u takua me liderin e Alternativës, Afrim Gashi dhe atë të PDSH-së Menduh Thaçi si dhe me kreun e integristëve Ali Ahmeti, të cilët kryesisht deklaruan se pajtohe për zgjedhjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet presidenciale.