Ahmeti: Nuk ka përplasje në koalicionin qeverisës

ED0AD106-4914-4759-A471-6A0D8A361BE0

Lideri i BDI-së pas takimit që pati me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, në një konferencë për shtyp që pati më pas me gazetarët tha se nuk ka asnjë përplasje mes koalicionit qeverisës. Ai shtoi më tej se vendi ka nevojë për integritet dhe jo për ndarje dhe përçarje.

Nuk ka përplasje mes partive të koalicionit, mund të ketë dallime në pika që nuk e cenojnë integritetit as moralin e as njërës palë, por jo përplasje. Vendi ka nevojë për më shumë integritet dhe dialog mes palëve, si atyre në pozitë si atyre në opozitë, nuk mund të përjashtohet nga këto procese as opozita në vend. Kryetari i Kuvendit njihet si institucionalisti më i madh në vend, njeriu që respekton rregulloren e Parlamentit dhe nuk ka aspak hapësirë për të instaluar konspiracione, nuk ka asnjë konspiracion. Nuk ka teori konspirative- deklaroi Ali Ahmeti.