Situata e fundit politike, LSDM-ja do të mblidhet në ora 19

lsdm-ja_3

Partia qeverisëse Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), sot do të mblidhet në ora 19:00, në të cilën do të bisedohet për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni të Veriut, transmeton Portalb.mk.

Se do të takohet sot kanë paralajmëruar zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov dhe nënkryetari, Muhamed Zekiri.

“Pres që sot udhëheqësia të koordinohet për të gjitha aspektet, të gjitha ngjarjet politike. Nuk do të thotë se do të kemi ndonjë vendim”, tha Kostadinov.

Siç deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, nga LSDM-ja pritet të shqyrtohet edhe mundësia e udhëheqjes së qeverisë pa partinë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

“Uroj që nesër ose ditëve në vijim do të mbahet mbledhja e partisë, në të cilën do të duhej të bisedohej për këtë temë. Numrat e bëjnë qeverinë. Sigurisht, derisa i kemi numrat për formimin e Qeverisë pa BDI-në, dhe kjo është opsion, pse jo”, tha Zekiri.

Mollë sherri i partive të koalicionit u bë hedhja në votim e heqjes së imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanoskit pas mesnatës, kur edhe kaloi afati sipas Rregullores së Kuvendit. Për këtë nuk është bërë pishman kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi./Portalb/