Google e hulumton opsionin “back/forward cache” për ta përshpejtuar kërkimin e uebit

chrome

Developerët e Google Chrome po eksperimentojnë në një opsion të ri ‘back/forward’, i cili do t’ju mundësonte leximin momental të faqes së mëparshme në shfletues. Aktualisht, kur faqja në browser mbyllet, kur doni përsëri ta hapni, shumica e faqeve lexohen përsëri, gjë që merr shumë kohë, përcjell FoneArena.

Addy Osmani, menaxher për inxhinieri në Chrome, në sajtin Google Developers theksoi se shërbimi e eksploron cachein e ri back/forward ashtu që të cache-ohen faqet në memorie (me ruajtjen e gjendjes JavaScript & DOM) kur përdoruesit të largohen nga sajti, shkruan KOHA Ditore.

Kjo do të thotë se kur përdoruesi klikon në linkun në faqe, funksioni do ta ruajë faqen origjinale “të ngrirë” në memorie. Nëse shtypet butoni “back”, faqja e ngrirë hapet menjëherë plotësisht. Ekipi i Chrome parashikon që kjo do të mund ta përmirësojë performancën deri në 19 për qind për navigim të plotë në versionin Android të shfletuesit.

Google Chrome nuk është browseri i vetëm që po punon në këtë funksion. Në vitin 2005, Firefoxi e përdori cache back/forward deri në një nivel të caktuar, por kjo si duket është pamundësuar për sajtet HTTPS. Safari gjithashtu e ka një variant të funksionit qysh nga viti 2009.