Bajrami:Fitoren ia dedikojmë ‘Shvercerave’

dsc2573-1024x667

Skuadra e Shkupit ka fituar ndeshjen e tretë radhazi, ndërsa përballë bardhekaltërve në Çair u dorëzua edhe kampioni dhe lideri aktual Shkëndija.

Autor i golit të fitores ishte kapiteni Muharem Bajrami, i cili pas ndeshjes nuk ka fshehur gëzimin për pikët e fituara dhe për ecurinë pozitive të ekipit.

“Kënaqësi e madhe të fitohet përpara kësaj tifozërie të zjarrtë, këtë fitore ja dedikojmë atyre, sepse gjatë kohë kishte që Shkupi në këtë stadium nuk e kishte fituar Shkëndijën. Sa i përket ndeshjes mendoj se me plotë meritë e kemi fituar, në pjesën e parë kishim edhe dy raste për ta mbyllë ndeshjen më herët, por sidoqoftë duhet të jemi të kënaqur, fitore kjo e tretë radhazi.  Vërtet  skuadra po kalon një formë të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë ti gëzojmë tifozët tanë me loja të mira”.

Kapitemi ka folur edhe për ndeshjen e radhës, kur Shkupi do të jetë mysafire e Vardarit.

“Do të përgatitemi si për ndeshjet tjera, ashtu sikurse ishim përgatitur për Akademija Pandevin, si për Shkëndijën edhe për Vardarin do të jetë njëjtë. Do të thotë shkojmë ndeshje pas ndeshje, dhe shpresoj që edhe në këtë ndeshje të shohim fytyrën e vërtetë të këtyre katër ndeshjeve që kemi lënë tash pas vete”, deklaroi Bajrami.

Ndeshjen e radhës Shkupi është mysafir i Vardarit në Maxhari, duel ky që luhet me 16 mars me fillim në orën 14:30 minuta.