Parisi përgatit ofertë për De Ligtin

auto_deligt-sp1540290868

Skuadra kampione franceze Paris Saint-Germain po përgatit ofertë për transferimin e qendërmbrojtësit holandez të Ajaxit, Matthijs de Ligt, njofton “Mundo Deportivo” të martën.

De Ligt 19-vjeçar është pranë kalimit te Barcelona, mirëpo Parisi po synon t’ia rrëmbejë nga duart qendërmbrojtësin skuadrës katalunase.

Parisi shpreson që agjenti i De Ligtit, Mino Raiola do të ndihmojë që të bind qendërmbrojtësin të transferohet te Parisi.