Zbulohen 6 kushtet që i vendosi Zidane Realit për rikthimin

Zinedin-Zidane-480x240

Zinedine Zidane është rikthyer te Real Madrid pas 9 muajsh, 8 ditësh dhe dy shkarkimet (Lopetegui dhe Solari). Sipas mediave spanjolle, ai i ka vendosur disa kushte Florentino Perez për rikthimin.

1) KONTROLL TOTAL- Zidane ka kërkuar që të ketë autonomi totale në skuadër, pa pasur asnjë ndërhyrje nga drejtuesit

Foto 2

2) KUSH DUHET TË LARGOHET- Strategu francez ka kërkuar që të largohen në merkaton e verës Gareth Bale, Karim Benzema dhe një mes portierëve, Courtois ose Navas

Foto 3

3) MARCELO DHE ISCO QËNDROJNË – I përjashtuari nga formacioni i Solarit, dukej shumë pranë largimit, por me ardhjen e Zizu, ai do të jetë pjesë qendrore e projektit.

Foto 6

4) NEYMAR? JO FALEMINDERIT- Prej muajsh përflitet për një ofertë të frikshme për të sjellë brazilianin në La Liga, por ai nuk është në planet e Zizu.

Foto 7

5) JAMES RODRIGUZ NUK KTHEHET – Huazimi i mesfushori kolumbian është drejt fundit dhe në verë ai do të rikthehet sërish në Madrid. Gjithsesi ai nuk preferohet shumë nga trajneri francez.

Foto 8

6) BLERJE TË MADHE- Ëndrra e madhe e Zidane është Kylian Mbappé. Nuk do të jetë aspak e thjeshtë për të rrëmbyer francezin e PSG, por ai është padyshim emri i parë në merkaton e merengues. Emri i dytë në listë është Eden Hazard. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Foto 9