Arlind Sulejmani më 23 mars mbron titullin në WBO, bokson kundër bellorusit Kharlamau

arlind

Arlind Sulejmani mbron titullin WBO kampion bote për të rinjë në kategorinë e mesme në boksin profesionist kundër bellorusit Ilya Kharlamau.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin austriak, Vjenë më 23 mars të këtij viti me fillim në ora 18:00.

Adresa: Hallman Dome Gutheil Schoder Gasse 9

Arlind Sulejmani deri me tani diasponon 15 ndeshje në boksin profesionist dhe asnjë humbje. Djaloshi tetovar pritet që më 23 mars të shkund arenën e Hallman Dome.