“Kce”, projekti i ri muzikor nga Tayna

tayna

Reperja e talentuar kosovare e njohur si Tayna ka lansuar projektin më të ri muzikor.

“Kce” mbanë titullin kënga e re, që vjen edhe me videoklip në kanalin Youtube, për të cilin është përkujdesur Valon Aziri.

Muzikën dhe tekstin e ka punuar Cricket, ndërsa për dukjen e saj është përkujdesur Sellma dhe Kaci.

Ajo që vlen të theksohet është edhe fraza tashmë e famshme “A ban me fol” të cilën ajo e ka futur në këngë, ndërsa në klip sjellë velinën e famshme shqiptare, Kejvina Kthella./Indeksonline/