Osmani prononcohet për transformimin e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri

osmani-696x399

Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka folur sot edhe për transformimin e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve.

Sipas tij, përpjekjet për avancimin e Sekretariatit janë të kamotshme.

“Tani është koha që ligjet të implementohen dhe kjo bëhet vetëm përmes ministrisë… Pra  nga një shërbim koordinativ shndërrohet në trup ekzekutiv që mund të propozojë ligje për të votuar implementimin e sigurt të MO-së. Ky ka qenë vendim i partisë që buron nga analiza e programit zgjedhor, kryesia partiake…”, ka thënë Osmani duke shtuar se BDI është më e unifikuar se kurrë dhe realizon programin zgjedhor.

Sipas tij, partia do të vlerësojë më tej se kujt do t’i takojë ky dikaster.