Aktori i njohur i Zelandës së Re: Ne nuk jemi këta

Mandatory Credit: Photo by Matt Baron/REX/Shutterstock (9640561fq)
Taika Waititi
'Avengers: Infinity War' film premiere, Arrivals, Los Angeles, USA - 23 Apr 2018

Regjisori dhe aktori i Zelandës së Re, Taika Waititi, i cili së fundi ka drejtuar filmin “Thor Ragnarok”, ka shkruar në Twitter se është trishtuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në vendin e tij.

“Zemra është e thyer. Vendi im është duke vajtuar dhe unë bashkë me të. Po vdes duke e ditur se kjo urrejtje mund të ndodhë në vendin tim. Dashuria ime është për qytetin Christchurch, viktimat, familjet, komunitetin mysliman dhe për të gjithë ata që kanë zgjedhur ishujt tanë si shtëpinë e tyre. Këta nuk jemi ne”, shkroi aktori në Twitter.