Dëshmitari në Zelandë të Re: Ai nuk donte që dikush të mbetej gjallë

XHAMIA
Në Zelandë të Re sot ndodhi një ngjarje e rëndë në dy xhami, një sulmues ka vranë më shumë se 40 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Një njeri që i mbijetoi sulmit duke u fshehur thotë se njerëzit thyen dritaret e xhamisë së Al Noorit për t’i shpëtuar plumbave të sulmuesit, transmeton lajmi.net.

“Ai filloi të xhiroi ata. Kushdo që ai mendonte se ishte ende gjallë, vazhdoi t’i qëllonte” , tha ai për Radio Zelandën e Re.

“Ai nuk donte që dikush të qëndronte gjallë.”

Të shtënat zgjatën për 20 minuta, sipas një dëshmitari tjetër.

“Ajo që bëra ishte lutje që Perëndia, të na shpëtoj nga plumbat e atij djali”.