Keni dëgjuar për “BimBamBum.tv” në youtube? Ja kush gjen veten aty..!

53869286_3052162118143389_8660009169572593664_o

“BimBamBum.” është kanali televiziv në youtube që i dedikohet tërësisht  shikuesve të vegjël, moshës më të rëndësishme ku nisin bazat e edukimit, fëmijëve.

Prej pothuajse një viti ky kanal publikon emisione edukative për fëmijët, çdo javë duke sjellë përmes personazheve të animuar një mënyrë më të mirë dhe më të lehtë për t’u mësuar nga fëmijët.

“BimBamBum.tv” argëton dhe edukon shikuesit e vegjël të kanalit në youtube më alternativ në vend.

“BimBamBum.tv” është një kanal argëtues dhe edukativ për fëmijët shqiptarë ! Një format i cili ndihmon të gjithë prindërit shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë për ti orientuar fëmijët me materiale edukative në gjuhën shqipe !

“Qëllimi i këtij kanali është që të rrisë interesin për leximin e librave, vlerën e shëndetit, të mësohet alfabeti i gjuhës shqipe, të mësohet për sportin, të merren me lojëra kreative, pra me pak fjalë t’ua mbjellim në kokë fëmijëve gjërat edukative që mund t’i shërbejnë në të ardhmen e tyre”, thotë Jonela Ndone, ideatorja dhe autorja e këtij kanali edukativ.Ajo shton se një kanal i formatit edukativ për fëmijë dhe e konceptuar si ai i “BimBamBum.tv” i ka munguar skemës programore vizive në Shqipëri, e sidomos në youtube.

“Shikuesit e vegjël që janë edhe e ardhmja janë lënë paksa pasdore sa i përket edukimit mediatik  dhe një format i këtillë do të jetë i pëlqyer edhe nga ana e prindërve sepse baza e këtij emisioni është edukimi i tyre në shumë fusha”-shtoi Jonela.

Regjistrohuni në kanalin BimBamBum.tv  për më shumë video !

https://www.youtube.com/channel/UCpaGBRLoTdIT0IzA8eGZu3A/about

Mund ta gjeni edhe në rrjetet sociale si facebook

https://www.facebook.com/tv.bimbambum/

Instagram @bimbambum.tv