Merkel: Ata po faleshin në xhamitë e tyre dhe u vranë nga urrejtja raciste

merkel-1-800x450

Kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi e tronditur pas sulmit në dy xhami në Christchurch në Zelandën e Re.

Në Zelandë të Re sot ndodhi një sulm terrorist në dy xhami të qytetit Chritchurch ku mbetën të vdekur mbi 45 persona, derisa 20 tjerë u lënduan, transmeton Periskopi.

Pas këtij akti terrorist kanë reaguar edhe liderët botëror.

Angela Merkel është e pikëlluar me atë se çfarë i ka ndodhur Zelandës së Re.

“Jam e pikëlluar bashkë me zelandezët dhe bashkëqytetarët e tyre, që në mënyrë paqësore po faleshin në xhamitë e tyre dhe u vranë nga urrejtja raciste. Ne qëndrojmë krah për krah kundër një terrori të tillë,” ka thënë Merkel. /Periskopi/