Shala: Përmes skenarëve të ndryshëm duan të manipulojnë masën

shala

Ish bokseri dhe tashmë politikan Granit Shala përmes një statusi të fundit ka komentuar ngjarjet ku tentohet të manipulohet masa me emisione të ndryshme pikërisht në kohën kur edhe tentohet të bëhet sehire përpara opinionit edhe mbi ndarjen dhe shkëmbimin e teritoreve të vendit.

“Gazetari i cili publikisht dihet që i shërben politikave të presidentit Thaçi dhe që kohën e fundit trumbeton mbi planet për ndarjen e Kosovës, po luan edhe rolin e skenaristit. Debati i mbrëmshëm në Klan Kosova në të cilin gjarpri nga Broja ishte vendosur përballë kuazi-analistëve, pra njerëzve që në vazhdimësi i kanë shërbyer projekteve që kanë për qëllim shpërlarjen kolektive të trurit në Kosovë, më përngjante me ato emisionit ku falltarët i “bëjnë sehir” publikut. Gjarpri nga Broja më përngjante me Burdushin, ndërsa të gjithë të tjerët rreth tij me ata shumë gazetarë që sa herë i binte puna, i bënin marketing. Pra një skenarë i dështuar dhe pa shije përmes të cilit tentohej të manipulohej masa. Keni kujdes! Historia nuk ju kursen për ato që sot bëni… për një interes personal dhe afatshkurtër”, ka shkruar kështu Shala.