Sulmi terrorist, Erdogan: Myslimanët nuk do e ulin kokën

erdoğan-kuranla-yüksekova-açılış-zete-1-527x360-685x430

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka komentuar sulmet terroriste në dy xhami në Zelandën e Re duke shtuar se myslimanët pavarësisht kësaj nuk do ta ulim kokën.

“Vrasësi publikoi një njoftim. Krahas myslimanëve vendos në objektiv vendin, popullin tonë dhe personalitetin tim. Ne do të shfaqim të njëjtin qëndrim parimor ndaj vdekjes së çdo njeriu të pafajshëm, pavarësisht nga origjina dhe besimi i tij”, ka thënë Erdogan.

Presidenti Erdogan njoftoi se 3 turq janë plagosur në sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re

Më herët në një Presidenti Erdoğan nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij Tëiter, në lidhje me sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re ka thënë: “Dënoj ashpër dhe mallkoj autorët e sulmit terrorist ndaj xhamisë Al Noor dhe muslimanëve të cilët po kryenin adhurimet e tyre në Zelandën e Re. Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që kanë humbur jetën në këtë sulm dhe u uroj shërim të shpejtë personave të plagosur”.

Të paktën 49 persona u konfirmuan të vrarë pasi sulmues të armatosur shënjestruan dy xhami në Christchurch, njoftoi policia e Zelandës së Re. Katër persona, përfshirë një grua, u arrestuan pas vrasjes.