I vrau mbi 40 veta në xhami, terroristi tregon pse e kreu sulmin

mat-730x440

Australiani 28-vjeçar, Brenton Tarrant, i cili vrau mbi 40 veta në një xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, e ka përshkruar veten si një “burrë të zakonshëm të bardhë”, i cili është frymëzuar nga vrasësi serik norvegjez, Anders Behring Breivik.

Tarrant, i cili e filmoi veten duke sulmuar një xhami në Christchurch, ka thënë se ka origjinë skoceze, irlandeze dhe angleze.

“Kam lexuar shkrimet e Dylann Roof dhe shumë të tjerëve, por me të vërtetë jam inspiruar nga Breivik” ka thënë ai para kryerjes së sulmit.

Ai tha se donte të hakmerrej për vdekjen e Ebba Akerlund, një 11-vjeçare që u vra në një sulm terrorist të vitit 2017 në Stokholm të Suedisë.

Scott Morrison, kryeministri i Australisë, ka thënë sot se Tarrant nuk ishte i njohur më parë për autoritetet australiane.