Eskalon situata në Paris “Xhaketat e verdha” i vënë flakën Kryeqytetit

53229450_857907394545483_1134248958193827840_n

Protestuesit, të njohur si “Xhaketat e Verdha” janë përleshur sot me policinë franceze në afërsi të Harkut të Triumfit në paris, ku kanë sulmuar disa dyqane.

Dhuna filloi kur protestuesit, pranë pallatit presidencial, hodhën në drejtim të policisë bomba tymi dhe objekte të tjera dhe filluan që të sulmojnë veturat e policisë.

Polica përdori uji dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që u zhvendosën pranë Harkut të Triumfit. Policia tha për mediat deri në mesditë kanë arrestuar 44 persona.

“Xhaketat e Verdha” janë të zemëruar për rritjen e taksave dhe po kundërshtojnë politikat e presidentit Macron.

Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se kishte dhënë një urdhër për t’iu përgjigjur “sulmeve të papranueshme me vendosmëri më të madhe”. “Le të mos ketë dyshim: ata po kërkojnë dhunë dhe janë atje për të mbjellë kaosin në Paris”, tha Castaner.

Kjo është java e 18-të me radhë që qytetarët po protestojnë kundër presidentit të Francës, Emmanuel Macron.