Produkte 100% bio vetëm në “ErasBioShop”!

54730321_261792584759801_856485224068939776_n

– Era, përshëndetje, për një prezantim më të gjerë që edhe publiku të njohë akttivitetin tuaj, a mund të na tregoni ku konsiston më konkretisht?

-Përshëndetje! Aktiviteti ynë konsiston në prezantimin për konsumatorin e gjerë dhe konkretisht atë femër që të kujdeset për trupin dhe lëkurën me produkte 100% bio dhe të përgatitura më kujdes, gati për t’ u aplikuar dhe parë rezultat shumë të shpejtë dhe efikas.

– Si lindi ideja e krijimit të linjës tuaj “Era’s Bioshop” të  kremrave, maskave, çajrave  më produkte bimore?

-Ideja per mua ishte mjaft e qartë sepse është pasioni im që në fëmijëri për bimët mjekësore dhe nënproduktet e tyre realizimi i saj ndodhi pasi unë bëra një specializim në Gjermani dhe hapa dyqanin

-Ku përgatiten këto produkte dhe sa vend ka gjetur kjo linjë tek klientela e dyqanit tuaj që besoj se është më shumë ajo e femrave?

– Produktet ERAS përgatiten në një laborator farmaceutik, linja e produkteve tona ka gjetur shumë vend madje më shumë se e mendoja dhe në këtë pikë e quaj veten me fat e falendëruese për faktin që jemi kaq të kërkuar.

– Era, cilat janë të mirat e produkteve BIO ? Do doja të dija pak më shumë për çajrat, rëndësinë dhe sigurisht edhe rezultatin?

– Të mirat e produkteve bio s’kanë fund por diçka është shumë e qartë duke përdorur produkte bio ti ripërtërin veten tënde dhe të gjithë organizmin! Çajrat janë shumë të rëndësishëm për organizmin e njeriut ato nuk duhet të përdoren vetëm në stinën e dimrit por për gjatë gjithë vitit cilësoj e theksoj çajrat 100% bio jo ato të ambalazhuara apo të bërë me kimikate të dëmshme.

– A ju ka ndodhur që të jenë paksa dyshues kur kanë marrë një product nga dyqani juaj? Si i keni bindur?

-Të them të drejtën na ka ndodhur sepse janë zhgënjyer shumë nga ato produkte që mund të kenë përdorur por unë në fakt i kam bindur në mënyrë mjaft të thjeshtë vetëm duke ju thënë që ne mbajmë përgjegjësi për produktin tonë por ato që kanë blerë një herë nuk na janë ndarë më, madje kanë krijuar shummë besim!

– A mund të më thoni produktet që gjenden tek “Era’s bio shop? Çmimet janë të favorshme apo krahasuar me cilësinë mund të jënë paksa më të shtrenjta?

-Në dyqan ka shumëllojshmëri produktesh, kremëra,vajra, shampo, sapun, çajra etj do të thoja janë shumë të favorshme dhe me cilësinë e lartë që kanë kemi menduar dhe duam t’u shërbejmë të gjithëve!

– Cili product ka nivelin më të lartë të shitjeve, cili kërkohet më shumë nga klientët tuaj?

-Kujdesi ndaj vetes në shoqërinë e sotme femërore  është rritur goxha, të gjitha produktet kanë nivel të lartë shitjeje dhe do shtoja që i ndjejnë shumë të nevojshme të tilla produkte në kujdesin për flokët dhe lëkurën!

– Dyqanin tuaj e vizitojnë personazhe publike, duke qenë se ata kujdesen mjaft për lëkurën, për trupin?

-Po, është e vërtetë dhe  në fillimet e tyre kanë hyrë se i ka shtyrë kurioziteti kanë marrë ndonjë produkt të vogël për t’a provuar dhe  cilësia mirë e produktit m’i bëri klientë shumë të mira dhe madje jam shumë me fat që kam kliente të tilla!

– A ndikojnë këto produkte edhe në mirëqenien fizike por edhe në mënyrën e të jetuar, duke pasur parasysh që nëse ndihesh mirë me veten sigurisht që edhe mënyra e jetesës është më e dashur?

-Absolutisht që po duke u kujdesur për veten ti ndihesh e lumtur në çdo moment!

– Era, në fund, një këshillë, një mesazh për të gjithë ata që duan më të mirën për kujdesin ndaj vetes?

-Zgjidhni “Erasbioshop” sepse ka gjithcka 100% bio me cilësi të lartë dhe kjo ju bën ti jepni jetë, freski dhe frymë trupit tuaj.