“Boll Boll, Mos Fol Palidhje”/ Zhegrova Grindet Me Halimin, Nuk E Njeh Fjalën PASIM (VIDEO)

boll

Një moment grindje ka pasur në mbrëmjen e djeshme për Zhegrovën dhe Halimi. Sulmuesi shqiptar ka një mënyre loje që shpeshherë i krijon polemika, pasi fjalën pasim nuk e njeh në fjalorin e tij.

Ashtu ndodhi edhe ndaj Bullgarisë, teksa në një rast të rrezikshëm në minutën e 90 kur rezultati ishte 1-1, Zhegrova tentoi një gol spektakolar nga distanca. Megjithëse shumë lojtarë të Kosovës ishin të gatshëm për të krijuar një situatë edhe më të rrezikshme, nëse Zhegrova do të shërbente.

Për këtë arsye ishte Besar Halimi ai që e ngriti zërin, duke i kërkuar llogari sulmuesit për atë rast të shpërdoruar. Fillimisht lojtari i Bazelit i ka kërkuar falje, për të shpërthyer më pas: “Boll boll, mos fol palidhje”, i ka thënë Zhegrova shokut të skuadrës. /Shqiperia.ch/