Formohet Shoqata e parë e shahut në Tetovë

1A4B2127-56DA-4D38-97A2-AFB1F1292C1B

Gjatë këtyre ditëve, me iniciativë vullnetare të një grupi të qytetarëve të Komunës së Tetovës u themelua Shoqata Klubi i Shahut – Anpasan, transmeton Opinion.mk

Ky klub i shahut njëherit është edhe klubi i vetëm i shahut i cili funksionon në kuadër të Komunës së Tetovës. Qëllimi primar i themeluesve të Klubit të Shahut Anpasan është zhvillimi, përparimi dhe arritja e rezultateve të qytetarëve të Tetovës, në lojën e shahut.

Poashtu nëpërmjet funksionimit të mirëfilltë të klubit të shahut, do të arrihet edhe shoqërimi dhe socializimi i qytetarëve, e në veçanti edhe i fëmijëve, për të cilët planifikohet që të hapet edhe shkolla e shahut.

Të gjithë të interesuarit së shpejti do të njoftohen edhe me mënyrën dhe procedurën e anëtarësimit në klub, si dhe me vendndodhjen e hapësirave të klubit./Opinion.mk