Rron Broja rikthehet ndaj Rabotniçkit

Broja-4

Shkupi nesër në Çair pret Rabotniçkin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Ecuri negative te “bardhekaltërit”, ku në katër ndeshjet e fundit në kampionat, regjistrojnë vetëm humbje, mirëpo te tabori i skuadrës nga Çairi e parandjenjë se është koha për t’i thënë stop kësaj negative dhe pikërisht të njejtën mendojnë ta bëjnë ndaj Rabotniçkit për të ndryshuar kahjen e rezultateve dhe të sjellin buzqeshjen dhe harmoninë në ekip dhe te tifozët.

Për sfidën ndaj “romantikëve”, rikthehet edhe mesfushori Rron Broja, i cili ndeshjen me Renovën ishte jashtë fushës për shkak të kartonave të verdhë. Reparti mesfushës në formacion me kosovarin, ndihet më e sigurt, me Brojën që sjell lojë atraktive dhe lidhshmëri më të mirë me mbrojtjen dhe sulmin.

Takimi Shkupi-Rabotniçki zhvillohet të dielën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:30./InfOSport.mk