Austrian Palace vjen me kokteje të reja pranverore, secila kryevepër në vete (Foto)

profile austrian

Kush nuk do të donte të dalë çdo natë, veçanërisht me shoqëri dhe me më të afërmit. Ahengjet klasike dhe klubet e natës tani më nuk janë në modë.

Vendet më interesante tani janë ku mund të provoni diçka të re, shije ekzotike të cilat i’a vlenë të shijohen dhe përjetohen, shije të cilat garantojnë momente për t’u mbajtur mend.

Kur jemi te shijet e reja, “ustallarët” e koktejeve më të mira të Austrian Palace e dinë se çfarë kënaqësie mund të jetë një koktej i mirë.

Tani më në Austrian Palace në dispozicionin tuaj janë dhe koktejet e reja pranverore, në një ambient të këndshëm dhe pamje të bukur.

Koktejet e reja janë secila me shije të veçantë dhe unikate, të cilat mund ti shihni edhe në fotografitë e mëposhtme.

Austrian Palace pothuajse asnjëherë nuk është i zbrazur, madje ndodhë që nuk ka vend për t’u ulur, e gjitha kjo përshkak zgjidhjeve të shumta që keni në menynë e pasur në këtë lokal.

Shpresojmë se tërhoqëm vëmendjen tuaj me këto kokteje të reja të cilat nuk janë të zakonshme në çdo kafene apo restorant. Nëse jeni kureshtarë dhe dëshironi ti provoni, ato mund ti gjeni vetëm në Austrian Palace në hyrje të Çarshisë së Vjetër, kokteje të përgatitura nga mjeshtërat më të mirë të koktejeve.

Juve ju ngelë vetëm të kënaqeni në atmosferën e mirë, të relaksuar dhe t’i dorëzoheni shijes së re unikate.