Drejtori i Policisë financiare Muaremi për vizitë pune në Romë, takon homologun Giorgio Toschi

arafat

Romë, 12 prill – Drejtori i Drejtorisë së policisë financiare Arafat Muaremi me bashkëpunëtorë të tij nga 7 deri më 11 prill ka qëndruar në Romë duke realizuar kështu takime në Guarda di Finanza në Republikën e Italisë.

Ditën e parë e vizitës drejtori Muaremi ka realizuar takim me komandantin gjeneral të Guarda di finanza dhe ekipin e tij menaxherial në Romë.

Gjatë kohës së takimit është diskutuar për tema me interes të përbashkët me rëndësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit në pjesën e krimit ekonomik dhe financiarë, që po sjellë dëm më të madh në buxhetin e të dy vendeve por edhe në buxhetin e Bashkësisë Europiane.

Drejtori Muaremi dhe gjenerali Giorgio Toschi kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm mes dy institucioneve. Njëkohësisht është thënë se janë të hapura mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit edhe mëtutjeshëm në sfera të ndryshme që janë me interes të përbashkët kryesisht në atë financiare dhe hetimeve të ndryshme ndërkohë që është nënshkruar edhe memorandum bashkëpunmimi mes Drejtorisë së policisë financiare dhe Guarda di finanza.

Gjatë kësaj vizite, drejtori Muaremi ka realizuar edhe takim me përfaqësues nga Njësia special për luftë kundër korupsionit, Njësia për analiza të të hyrave, Njësia kundër luftës së larjes së parave dhe Njësia kundër krimit të organizuar.

Në këto takime pune janë prezantuar teknikat e hetimit, zgjidhjet softuerike, mjetet si dhe praktikat e ndryshme të cilat bëhen për të hetuar krimet financiare që shfrytëzohen nga njësitë speciale të Guarda di finanza.