Aleksa e Stripclub 4Elements: Ju dhurojmë çaste të paharrueshme…!

striptize 1

Jeni kuriozë të lexoni një intervistë eksluzive me një balerinë strip club-i? Më poshtë kemi biseduar me Aleksa-n e Strip Club 4Elements në Tiranë dhe ajo na ka rrëfyer shumë të pathëna të cilat ju do i zbuloni vetëm nëse lexoni intervistën e Aleksa-s..!

 

-Përshëndetje …? A mund të bësh një prezantim të vetes, që edhe lexuesit të dinë diçka më

shumë për ty?

-Po vetëquhem Aleksa (por nuk është emri im i vërtetë). Jam 23 vjeç, punoj si

striptiste tek 4 Elements prej 2 vitesh tashmë!

– Përse ke zgjedhur këtë profesion, sepse në njëfarë mënyre profesion është, apo jo?

–  Jo, në njëfarë mënyre unë do e quaja tamam profesion. Njësoj si balerinat që përformojnë  nëpër emisione të ndryshme televizive apo jo?

–  Çfarë të tërheq te kjo që bën?

– E para fare fare, të jem e sinqertë është paraja. E them me bindje që është një ndër

profesionet më të paguara. Më pas, si femra që jemi ne vdesim një çikë të jemi në qendër të vemendjes, të joshim. Këtu i gjej shumë mirë këto elemente.

-. ..dhe përse 4Elements?

– Kur vendosa të bëja këtë punë u interesova mjaftueshëm për të vendosur se ku ia vlen, të gjithë më rekomanduan 4 Elements, më vonë e kuptova përse, dhe u binda që kisha bërë zgjedhjen e duhur. Është club-i më serioz në kryeqytetin shqiptar, me siguri maksimale e pa asnjëlloj prapaskene nga ato që shpesh na shkon në mendje kur dëgjojmë të flitet për një strip club. Ka klientë shumë të përzgjedhur, me pak fjalë një ambjent që ia vlen të punosh.

– Nëse unë vij në 4 Elements strip club, çfarë do gjej aty?

– Dua thjesht të të  them që aty gjithkush gjen energji, relaks dhe doza

shumë të larta antistresi. Mjaftueshëm për të na vizituar apo jo?

– Si visheni në klub, çfarë kostumesh përdorni?

– Kodi i veshjes është bikini(mbathje dhe recipeta, këto të fundit edhe i heqim ndonjëherë hahahaha. E kam fjalën kur bëjmë topless ëëë,,,! (Qesh)

– Klientët shqiptarë janë vetëm meshkuj apo ka edhe femra?

– Dominojnë meshkujt siç edhe mund t’a mendosh, por frekuentohen jo rrallë herë dhe nga kliente vajza. Ka plot çifte gjithashtu që vijnë shpesh në club. Ata vdesin të bëjnë prive treshe 😉 Kurioze të mëdhenj ne shqiptarët!

– Vërtet vijnë shpesh çifte?

– Po po, dhe shërbimin e preferuar kanë prive-në treshe, pra çifti dhe një nga vajzat e club-it.

– Po a nuk e kanë problem, e kam fjalën mos dikush i fotografon apo…?

–  Absolutisht jo, privatësia është në top listën e 4 Elements Club. Ne përdorim shpesh atë shprehjen e famshme të Hangover, “What Happens in Vegas stay in Vegas”. Aty vijnë shumë shpesh edhe vipa, ja më thuaj, ke dëgjuar për ndonjërin të dalë në mediat rozë? Jemi shumë të kujdeseshëm nga kjo anë.

–  Po priveja si funksionon, na trego pak më shumë?

– Hajde sonte, do e kesh një falas(Qesh) Në prive je në privatësi të plotë me klientin, ose me klientin dhe një nga koleget ose ose me klientin dhe të  dashurën e tij siç e thashë edhe më lart kur klienti do një prive treshe. Nuk dua të  zbuloj shumë detaje por të siguroj që esterogjeni, progesteroni dhe testosteroni arrijnë limitet (Qesh)

-Sa vajza jeni në klub?

– Grafikun e bën manaxheri në bazë të pritshmëerive të punës, por zakonisht15-20 vajza.

– Për kë e ke bërë kërcimin më sensual?

– Ka disa raste kur janë disa klientë ti hash fare.(qesh) Sado që jemi profesioniste në këto raste përfshihemi aq shumë dhe e bëjmë me dëshirën më të madhe atë kërcimin, humbasim në të. Sidomos, sidomos kur përveçse janë të mirë, paguajnë edhe mirë.

– Po ndodh që t’ju joshin, t’ju bëjnë peër vete?

–  Hmm….edhe ndodh, është e vërtet, ka raste kur të bëjnë për vete, dhe nuk i rezistojmë dot një takimi me ata.

– Si mendon se e shikon publiku një balerinë strip?

– Është për të ardhur keq në fakt, pasi shumica na shikon si punëtore seksi, edhe pse nuk është aspak e vërtetë.

– A të sjell probleme në jetën tënde sentimentale puna që bën?

– Ky profil pune më ka bërë më të fortë, nuk më thyhet zemra lehtë. Në fakt djemtë kanë frikë të afrohen për qëllime serioze, por shpejt është të mendoj për këtë gjë. Për momentin do shijoj aventurat, ashtu si do më duket e arsyeshme.

– E ke menduar ndonjëherë që ky profesion nuk do të zgjasë shumë? Çfarë do bësh, kur të mos mundesh të kërcesh më?

– Patjetër, nuk mund të jemi përgjithmonë të bukura, vitet do bëjnë të vetën. Ky profesion më lejon mjaftueshme të kursej, që pas 2-3 vitesh të hap një aktivitet timin, çfarëdo qoftë ai, që të më lejojë të bëj një jetë normale.

– Di edhe që kjo punë ka xhelozi. A ke pasur konflikte me balerina të tjera?

– Eh femrat, patjetër që ka në fakt, pasi gjithsecila kërkon të jetë në qendër të vëmendjes, aq më tepër që në mes është dhe leku. Por besoj se janë brenda atyre kornizave normale të një xhelozie të shfaqur në ambientet e punës.

– Nje pyetje tejet personale, se dëgjojmë për ju balerinat që jeni bisha në shtrat, ka ndonjë të vërtetë në këtë mes, apo thjesht thashetheme???

– Duhen nxjerre statistika me ata që e kanë pasur fatin të kenë në krah një vajzë balerinë, pooor, se ç’kam përshtypjen që elasticiteti ka njëfarë ndikimi (Qesh) Një ngjalë është më e manovrueshme se çfarëdolloj tjetër “peshku” apo jo?!(Buzëqesh)

– Ke dëshirë të thuash diçka përmes gazetës tonë?

Do kisha dëshirë që të bëja një apel, për të gjithë ata që kanë paragjykime ekstreme për një strip club. Para se të komentoni, shani, ofendoni apo çdo lloj forme tjetër të intimidimit, kaloni një herë të pini diçka në ambjentet e 4 Elements, e theksoj, në ambientet e 4 Elements, pasi nuk mund të di çfarë bëhet nëpër stripet e tjera, më pas jepni komentet tuaja për një strip club!