Parukeri Estetikë Merita (Merita Merja) dhe planeti i saj i bukurisë..!

merita1

“Parukeri Estetikë Merita” është emri më e i kërkuar dhe më i dashur në fushën e bukurisë, në Shqipëri e jashtë trojeve shqiptare. Perandoria e Merita Merjës e ka emrin bukuri, estetikë, fustane nusesh dhe make-up i mrekullueshëm…! Emri i saj është bërë i njohur edhe në Dubai ku herë pas herë realizon master classe për të mësuar të gjithë ata që duan të dinë trendet më të fundit në artin e bukur.

 

Merita, një eksperiencë e gjatë e jotja në fushën e bukurisë, më e kërkuara dhe më e dashura në Shqipëri dhe jashtë saj. Si arrite të bëhesh kjo që je sot?

Me punë, me shumë punë, përkushtim, vullnet dhe pasion për atë që di të bëj më mirë, të zbukuroj femrën dhe të bëj të ndihet mirë me veten e saj. Secila femër është e bukur, mjafton një prekje profesionisti dhe të gjitha tiparet bien në sy.

Saktësisht një profesioniste e estetikës merret me gjithçka që ka të bëjë me kurimin e imazhit të një femre apo jo?

Saktësisht një profesioniste e estetikës duhet të merret  me gjithçka që ka të bëjë me zbukurimin dhe me të bërit të ndihen mirë femrat. Bota e së bukurës është një kompleks i tërë që zbërthehet sapo hyn në derën e sallonit, të një profesioniste, bëhet fjalë gjithmonë.

Di që edhe stilon fustane nusesh apo jo?

Po ke shumë të drejtë, fustanet që kam disenjuar vetë kanë pasur një sukses  të jashtëzakonshëm jo vetëm në Shqipëri por e dhe jashtë saj, deri në Dubai. Në Dubai çoj fustanet meë të fundit por edhe bëj master classe make-up për zonjat atje, që kanë dëshirë që të mësojnë teknikat në make-up. Gjithashtu sjellim trendet e fundit të fustaneve të nuseve, koleksionet më të reja dhe më të bukura!

Çfarë do të doje të ndryshonte në botën e së bukurës në Shqipëri?

Mendoj se cdo gjë, është në rrugën e duhur dhe po arrijmë në nivele europiane në këtë fushë. Me kohën do arrijmë shumë. Jam shumë krenare për femrat shqiptare dhe kam besim tek ato sepse jam çdo dite mes tyre dhe shoh që Shqipëria po rrit një brez të përgatitur dhe me prespektiva, që duan të bukurën e duan të mësojnë shumë për të.

Po vjen vera, gërshetat do jenë përsëri në modë besoj..!

Sigurisht që po, madje shumë klientet tonat kanë nisur që tani, sepse e dinë që tek ne do gjejnë flokët me cilësinë më të mirë dhe që rrinë më gjatë dhe më bukur në kokë.

Di që edhe ke sjellë në sallonin tënd një linjë bojrash të jashtëzakonshme apo jo?

Po, e vërtetë, sapo kam marrë pjesë në disa seminare dhe masterclasse të mjeshtrit të bojrave, Mounir dhe më besoni kur ju them që nëse vihen në flokë bëjnë magji, transformojnë në mrekulli çdo flokë. Unë kam sjellë në sallonin tim bojërat e tij dhe kam aplikuar e marrë rezultate të jashtëzakonshme, ku i kam publikuar edhe në rrjetin social instagaram, në llogarinë timë dhe çdo ndjekës mund t’i hedhë një sy. Këto bojra aplikohen vetëm në sallonin tonë!

Nëse nuk do ishe bërë  pjesë e botës së bukurisë, çfarë do ishe sot?

Mendoj se do isha një avokate shumë e mirë. Gjithsesi, kam krijuar planetin tim të bukurisë dhe jetoj me të çdo ditë!

Ndonjë këshillë tjetër për në fund?

Jetoni risitë, kapni çdo risi që ka të bëjë me kujdesin tuaj ndaj flokëve dhe grimit, ndihuni të bukura, vishuni bukur dhe duajeni veten!